Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

“Ishte e shkruar të takoheshim sot”- Albana Osmani takon këngëtaren e njohur botërore

“Ishte e shkruar të takoheshim sot”- Albana Osmani takon këngëtaren e njohur botërore
December 05
14:29 2018

Ditët e fundit, Albana Osmani ndodhet në Amerikë ku po i dedikohet me kohë të plotë projektit të saj “Ti je një luledielli”.

Ndërkohë, gjatë gjithë kësaj kohe ajo ka qenë shumë aktive në rrjete sociale.

Moderatorja ka postuar një foto në profilin e saj në Instagram, përkrah këngëtares shqiptare të njohur në botë, Bebe Rexha, të cilat shfaqen të qeshura edhe shumë e afërta  me njëra-tjetrën.
“Ishte e shkruar që të takoheshim sot. Superstarja jonë shqiptare. Me një zemër të madhe dhe një energji të mrekullueshme që e tejçon rreth nesh, mund të them padyshim që jam fansja jote më e madhe”- shkruan Albana përkrah fotos së publikuar.
Ku i dihet ndoshta edhe Bebe Rexha po i bashkohet nismës “Ti je një luledielli”, si shumë shqiptarë të tjerë të njohur në botë, dhe shumë shpejt këngëtaren e famshme do ta shohim të mbajë veshur bluzat e fondacionit.

/Blitz.al/

Komento
Shperndaje