Blitz

 Breaking News

Ishte duke vdekur nga hemoragjia e brendshme, aktori shqiptar tregon se si u detyrua të ngjitej në skenë

Ishte duke vdekur nga hemoragjia e brendshme, aktori shqiptar tregon se si u detyrua të ngjitej në skenë
December 09
10:36 2019

Aleks Seitaj ka qenë i ftuari i Aulona Mustës dhe Fatma Haxhialiu në “ThumbOn” në RTV ORA këtë të diel. Së fundmi Aleksi ka patur probleme tejet serioze me shëndetin të cilat i ka rrëfyer gjatë intervistës. Për fat ai ka shpëtuar mirë pasi përjetoi hemorragji të brendshme të cilën fillimisht nuk e kishte kuptuar.

“Ulcera në stomak. Desh ika për lesh. Ishte serioze sepse kisha hemorragji të brendshme dhe unë nuk e dija. Kisha dhimbje stomaku të forta. Isha duke dhënë intervistë në Ora Neës. Shkoj pi një kafe em një mikeshën time dhe i them kam këto probleme. Shkojmë në spital dhe më shtrinë menjëherë. Aty zbulova që kisha hemorragji të brendshme dhe kisha kaluar në anemi. Zgjati tre ditë. Në momentin që ke hemorragji ke marrje mendje ekstreme. Unë kam dhënë shfaqje mbi taka 15 cm. Mendoja se më kishte rënë sheqeri ose isha me grip, piva dhe kapsulë për gripin që ishte e dëmshme. Pastaj nisi një regjim i frikshëm ushqyerjeje. Nuk ushqehesha haja një herë në ditë pisllëqe. Janë vërtetë shumë të dëmshme. “,- rrëfeu Aleksi.
Por në spital përjetoi edhe një episod komik ku nuk mundi t’i shpëtonet rolit të Vezires që ai luan prej kohësh në “Portokalli”.
“Një vajze po i plaste apandesiti me barrelë dhe ajo ishte këtu: Ua Vezirja!
Ua qetësohu moj vajzë i thashë se do hash thikën. “,- përfundoi Aleksi./Blitz.al/

Share