Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Ish-kryeministri mbetet tashmë i papunë, ai jeton në fshat dhe ka nisur cigaren

Ish-kryeministri mbetet tashmë i papunë, ai jeton në fshat dhe ka nisur cigaren
January 28
12:44 2018

Pas votimit pro Brexit, dhe pasi  hoqi dorë nga posti i kryeministrit David Cameron ka mbetur i papunë.

Së fundmi ish-kryeministri i Britanisë  është parë dukë shëtitur lirshëm në Disneyland Paris, raporton Daily Mail

Ai ka treguar se nuk është e domosdoshme që nëse je politikan të rrish gjithmonë me pozita të larta në shoqëri. Madje, sipas tij, ndonëse ke qenë kryeministër i një vendi të zhvilluar si Britania, mund të qëndrosh për disa kohë edhe pa punë dhe David po jep shembullin më të mirë për këtë.

Sipas “The Mirror” Cameron që prej pas lënies së pozitës si kryeministrit nuk është marrë me asnjë punë tjetër, ai ka vendosur të pushojë dhe të jetë larg zhurmës së politikës. Ai shumë shpesh është fotografuar në vende të zakonshme ku shihet se bën një jetë modeste.

Ish-kryeministri  është tërhequr plotësisht nga skena politike, dhe ka blerë një kasolle në një zonë periferike të Londrës, ku vetëm në oborrin e tij ka investuar mbi 25 000 sterlina.Madje shkruhet se ai  ka nisur edhe pirjen e duhanit. /Blitz.al/

 

Komento
Shperndaje