Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Ish-kryebashkiaku i NY: E turpshme perfomanca e Beyonce-s në VMA!

Ish-kryebashkiaku i NY: E turpshme perfomanca e Beyonce-s në VMA!
August 30
11:23 2016

Rudy Giuliani, ish-kryetar i Bashkisë së New York-ut, e ka cilësuar si të turpshme performancën e Beyonce-s në Video Music Awards. Në minutën e 16-të të performancës së saj, skena u ndez nga drita e kuqe që mendohet se përfaqëson brutalitetin policor.

Në intervistën e së hënës për “Fox & Friends”, Rudy Giuliani u shpreh:

“Jeni duke kërkuar personin e gabuar. Unë kam pasur pesë xhaxhallarë dhe dy kushërinj që ishin policë dhe njëri prej tyre vdiq në krye të detyrës. Unë zhvillova departamentin më të madh e më të mirë policor në botë. Kam shpëtuar jetë, kam ulur numrin e vrasjeve me 75%”. Ai beson se politika e ndjekur prej tij në kohën kur drejtonte Bashkinë e New York-ut ka shpëtuar jetën e 4000-5000 afro-amerikanëve.

Kjo nuk është hera e parë që ish-kryebashkiaku i New York-ut kritikon performancat e Beyonce-s. Në muajin shkurt, ai e cilësoi si të egër performancën e Bey-t në “Super Bowl”, duke u shprehur se ajo performancë kishte si qëllim të sulmonte oficerët e policisë, “të cilët janë njerëzit që na mbrojnë”.

/Blitz.al/

Etiketimet
Shperndaje