Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Ish-konkurrentja e “X Factor”, gati për të ecur në rrugën e Era Istrefit

May 22
07:16 2017

Bëhet fjalë për një vajzë shumë të dashur për publikun shqiptar, që u bë e njohur me pjesëmarrjen e saj në “X Factor”, Kanita, që asokohe ishte vetëm 10 vjeç dhe ishte një rast shumë i veçantë për produksionin, nëse duhej ta linin që ajo të vazhdonte garën apo ta dërgonin te “Gjeniu i Vogël”.

Megjithatë, me një përjashtim sepse ajo ishte mjaft e talentuar, arriti të ecte shumë mirë. Ndonëse pas “X Factor” u duk se ajo u largua disi nga skena, në dhjetor të vitit të kaluar ajo lançoi këngën “Don’t let me go”, këtë herë më e rritur dhe në moshën e duhur për të hyrë siç duhet në botën e muzikës.

Këtë këngë e ka pëlqyer një shtëpi diskografike shumë e njohur greke dhe ka kontaktuar me Kanitën duke e marrë kështu në menaxhim për ta bërë atë pjesë të tregut ndërkombëtar. Kanita ka folur vetë për këtë eksperiencë e ftuar në emisionin “Express Rozë”.

Sipas Kanitës, kënga po korr shumë sukses në Greqi e Rumani dhe po shpreson të ecë sa më shumë në tregun ndërkombëtar.

Theksojmë se deri tani, është Era ajo që e mban trofeun si artisja që ka hyrë më mirë në tregun ndërkombëtar, por pse jo, Kanita mund ta shoqërojë më së miri. /Blitz.al/

Shperndaje