Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Ish-gruaja Miranda Kerr dhe e dashura aktuale e Orlando Bloom, Katy Parry, thyejnë “rregullat”

June 12
10:14 2016

Kur dëgjojmë për një ish-grua dhe një të dashur aktuale, me shumë mundësi priremi të mendojmë se një vullkan mund të shpërthejë nëse të dyja gjenden në të njëjtin vend. Por duke dashur të thyejë rregullat, Miranda Kerr është fotografuar për herë të parë në shoqërinë e Katy Perry-t, të dashurës së re të ish-bashkëshortit të saj Orlando Bloom, në një event mode në Los Angeles.

Por sipas një selfie të postuar nga vetë ylli i Victoria Secret, Miranda Kerr duket se asnjë lloj inati apo armiqësie nuk ka mes vajzave, përkundrazi ato janë parë të qeshin e të argëtohen së bashku gjatë gjithë shfaqjes.

Duhet thënë se Katy Perry e ka konfirmuar lidhjen e saj me Orlando Bloom vetëm muajin e kaluar dhe menjëherë janë hapur thashetheme se ka një inat të dukshëm midis saj dhe Miranda Kerr. Mesa duket, kjo nuk ka qenë aspak e vërtetë, ndaj të dyja vajzat kanë shfrytëzuar rastin për t’i hedhur poshtë këto zëra.

Ndërkohë që edhe Orlando Bloom ka qenë i pranishëm në festë gjithashtu, sepse është parë në fotografi të yjeve të tjerë që kanë qarkulluar nëpër rrjete sociale.

Momentalisht, Miranda Kerr është në një lidhje me themeluesin e Snapchat, Evan Spiegel, i cili ka takuar edhe djalin e saj dhe të Bloom, ndërkohë që edhe ky i fundit ka dhënë aprovimin se i pëlqen zgjedhja e re e ish-bashkëshortes së tij.

Shperndaje