Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Ish-gruaja e Bleros, Teuta Krasniqi, bëhet për herë të dytë nënë e një vajze

Ish-gruaja e Bleros, Teuta Krasniqi, bëhet për herë të dytë nënë e një vajze
October 04
09:54 2016

Aktorja  Teuta Krasniqi ka sjellë në jetë fëmijën e dytë.

Mbrëmjen e djeshme, bashkëshorti i saj, Adonis Morina, ka publikuar në Facebook një foto të vajzës së sapolindur dhe ka bërë një shkrim mjaft emocionues.

Për të gjithë familjarët dhe miqtë duam t’ju prezantojmë pjesëtaren më të re të familjes sonë, Kaja.

“Lindi më 3 tetor në orën 01:51, 3.22 kg. Ne falënderojmë Zotin për shëndetin tonë. Nuk kam fjalë për të përshkruar sa magjike është kjo ndjenjë.  Jam babai më i lumtur në botë. Teuta Krasniqi, jam shumë krenar për ty e dashur. E dua familjen time”,- ka shkruar ai.

Teuta tashmë është nënë e dy vajzave, Tarës dhe Kajës së vogël./Blitz.al/

v_1475565669-2987550

 

Komento
Shperndaje