Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Ish-gruaja e Antonio Banderas e surprizon për ditëlindje: “Do të të dua gjithmonë!”

Ish-gruaja e Antonio Banderas e surprizon për ditëlindje: “Do të të dua gjithmonë!”
August 11
12:38 2016

Melanie Griffith dhe Antonio Banderas kanë lajmëruar edhe më parë divorcin e tyre, por ndryshe nga çiftet e tjera që ndahen ata kanë zgjedhur ta duan njëri-tjetrin edhe tani.

Ata përfunduan një martesë e cila zgjati për rreth dy dekada dhe sërish duket se një pjesë e zemrës së tyre ka mbetur peng te tjetri. Rastësia ka bërë që ata të festojnë ditëlindjet shumë pranë, Griffith më 9 gusht, ndërsa Banderas më 10 gusht.

Melanie ka vendosur ta surprizojë Antonion për ditëlindjen e tij duke ndarë një mesazh special në rrjetet sociale për të. Bashkë me një fotografi ku ish-çifti dukej mjaft i lumtur ajo ka shkruar: “Gëzuar ditëlindjen për ish-bashkëshortin tim simpatik! Do të të dua gjithmonë!”

Ndërkohë që edhe Banderas nga ana e tij e ka uruar ish-bashkëshorten duke shpërndarë një foto familjare ku kanë dalë ata dhe vajza e tyre Marbella. “Gëzuar ditëlindjen Melanie! Ke një përqafim të përzemërt edhe nga Marbella!”

Në një intervistë për “People”, Griffith ka thënë: “As vetë nuk e di se si ndihem. Fëmijët janë shumë mirë. Ndërkohë unë jam beqare, e vetmuar, e mërzitur ndonjëherë dhe konfuze, por ka raste që jam mjaft kurioze se çfarë do të ndodhë me jetën time, nuk di si ta shpjegoj”, – ka përfunduar ajo. /Blitz.al/

Shperndaje