Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Ish-e fejuara e Zayn Malik: “Më la vetëm me një mesazh”

Ish-e fejuara e Zayn Malik: “Më la vetëm me një mesazh”
October 17
16:56 2016

Perrie Edwards dhe Zayn Malik ishin një nga çiftet më të bukura të Hollywood-it, por fatkeqësisht kjo marrëdhënie shkoi drejt fundit për arsye të panjohura për ne…deri sot.

Në një intervistë për “Our World”, Edwards thotë se ndarja me ish- pjesëtarin e “One Direction” ka ardhur e papritur dhe pa një shpjegim serioz.

“Ishte e tmerrshme! Periudha më e keqe e jetës sime”, – thotë Edwards për “Our World”. “Një marrëdhënie 4-vjeçare, një fejesë 2-vjeçare, mbaroi me një mesazh të thjeshtë. Thjesht një mesazh!”

Por asgjë nuk ka mbaruar për pjesëtaren e “Little Mix”, pasi grupi i vajzave pritet të publikojë këngën e tyre të re, “Shout Out To My Ex”, në të cilën këngëtarja pritet të “hakmerret” ndaj ish-të dashurit të saj. /Blitz.al/

Shperndaje