Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Ish e dashura e Naike Rivellit, në të njëjtin film me Bjordi Mezinin!

Ish e dashura e Naike Rivellit, në të njëjtin film me Bjordi Mezinin!
October 08
17:47 2017

Një nga femrat më komentuara të rrjeteve sociale, lajmeve rozë apo dhe televizionit italian, Siria De Fazio është pjesë e filmit më të fundit të Jetmir Pjetërnikajt, “FLOORLESS”.

E përfolur për tatuazhet e panumërta në trupin e saj, deklaratat biseksuale në media pa tabu në lidhjen e saj intime me Naike Rivelli (vajzën e Ornela Mutit), Siria është pjesë e kastit të aktorëvë si: Bjordi Mezini, Jetmir Pjetërnikaj (Xheti), Çiljeta Xhilaga, Stefano Scherini, Giuseppe Di Coste, Santo Cuzzuto etj.

Ky thriller psikologjik, premiera e të cilit do të jetë në CINEPLEXX, me 19 tetor do të mbajë të mbërthyer për 1 orë e 22 minuta shikuesit para ekranit të kinemasë me një lojë psikologjikë të arrirë. Shtatë persona bllokohen në ashensor dhe nuk rihapen më. Të gjithë gjenden në një situatë ku nuk mund të mbështeten tek njëri tjetri për të bashkëpunuar dhe për ta zgjidhur gjendjen e përbashkët problematike. Deri këtu cdo gjë duket sikur do të zgjidhet në një mënyrë ose në tjetrën, por asgjë s’mund të jetë më larg të vërtetës. Skena të vërteta thriller dhe të mbushura plot adrenalinë dhe suspansë.

Do të shfaqet Çiljeta në rolin e një nëne shtatzënë, Bjordi në rolin e një fëmijë autik, një kamionist, dhe kalimtarë të tjerë do të zbërthejnë personazhet e njëri-tjetrit dhe do t`i japin filmit nota dramaciteti dhe aksioni.

A do ta shohim në “FLOORLESS” më format e saj seksi 40-vjeçaren De Fazio e cila këto ditë pritet të dalë në kopertinën e “Playboy Italia”? Na mbetet vetëm të shohim filmin!

Shperndaje