Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Ish-drejtoresha e burgut të grave ka një mesazh për të gjitha femrat: Luftoni për veten tuaj, jo për familjen!

November 05
20:30 2017

 

“Thumb” këtë javë vendosi të dilte nga linja e “shoëbizz”-it dhe të ftuar për herë të parë të kishte ish-drejtoreshën e burgut të grave, Xhoi Sakaj.

Një grua në karrierë, një nga biologet më të mira në Shqipëri dhe njëkohësisht mamaja e një prej modeleve më të njohur, Oriola Marashi, Jakaj ka zgjedhur mikrofonin e Thumb për të rrëfyer ca të vërteta që deri më tani kishin mbetur në sirtar.

Ndër të tjera, e vënë para zgjedhjes së epiteteve dhe titujve që mban mbi supe, Xhoi ka zgjedhur “grua në karrierë”!

“Grua në karrierë sepse dua të jem një model i femrës shqiptare që të luftojë fort për vete”, – shprehet Jakaj. “As fëmijët, as prindërit, as bashkëshorti, askush, nëse nuk je njeri kërkues, nuk të jep gjëra falas”.

Intervistën e plotë të Xhoi Jakaj e gjeni në videon e mëposhtme. /Blitz.al/

Shperndaje