Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Ish-burri i Angelina Jolie, Billy Bob Thornton, sapo ka bërë një deklaratë shumë emocionale për të

Ish-burri i Angelina Jolie, Billy Bob Thornton, sapo ka bërë një deklaratë shumë emocionale për të
November 12
10:34 2016

Kanë kaluar 13 vite që kur Angelina Jolie dhe Billy Bob Thornton kanë qenë një çift shumë simpatik në showbiz-in amerikan dhe lidhja e tyre ka qenë e vështirë për t’u harruar edhe kur ka përfunduar. Ata u përfolën shumë edhe për arsyen se kishin një diferencë shumë të madhe moshe, megjithatë në kohën që ishin bashkë dukeshin me të vërtetë të lumtur dhe të dashuruar. Arsyet e divorcit asnjëherë nuk u bënë publike qartësisht në media, por në një intervistë për revistën “GQ”, Billy Bob ka rrëfyer gjëra shumë interesante lidhur me raportin e tij me Angelina Jolie dhe pse martesa e tyre përfundoi.

Sipas Bob, pasiguritë e tij ishin faktori kryesor se pse ai dhe Angelina Jolie u ndanë pas 3 vitesh. “Mendoja gjithmonë se nuk isha i mjaftueshëm për të. Gjithashtu ndihesha shumë keq në rrethe njerëzish që ishin shumë të pasur dhe të famshëm”, – ka thënë Bob.

Ai gjithashtu ka treguar se ata ruajnë një raport shumë të mirë dhe të paktën një herë në muaj flasin me njëri-tjetrin. Gjithashtu Bob ka treguar se ende i ka dy tatuazhe që e lidhin me Angelinën: “Ndoshta dashuria nuk ekziston përgjithmonë, por arti i pikturuar në trup e sfidon këtë shprehje”, – ka përfunduar ai intervistën. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje