Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Ish-bashkëshortja e Donald Trump: “Më bëj ambasadore të SHBA-së!”

Ish-bashkëshortja e Donald Trump: “Më bëj ambasadore të SHBA-së!”
November 14
15:55 2016

Që në momentin e divorcit me ish-bashkëshortin e saj, Donald Trump, Ivana Trump është shfaqur në një sërë reality show si “The First Wives Club”, ku flitej për përballimin e divorcit, duke e bërë modelen një emër të njohur për publikun e gjerë.

Në një intervistë për “New York Post”, Ivana ka kërkuar nga ish- bashkëshorti i saj ta bëjë ambasadore të SHBA-së në Çeki, sepse ajo është e njohur për publikun çek.

“Kam shkruar 3 libra dhe janë të përkthyera në 40 shtete, në plot 25 gjuhë”, – ka thënë Trump. “Aty jam e njohur me emrin Ivana, pa mbiemrin Trump dhe të gjithë më njohin. Dua që ai të më bëjë ambasadore të SHBA-së në Çeki sepse e njoh mjaft mirë atë vend”.

Imagjinoni një ambasadore si Ivana! /Blitz.al/

Komento
Shperndaje