Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Ish-banorja e “Big Brother” i jep fund beqarisë, ja se si duket nuse

August 17
12:30 2016

Jona Kalemaj - Instagram

Një nga personazhet më të spikatur të “Big Brother”-it ka qenë vajza nga Elbasani, Jona Kalemaj. Falë karakterit të fortë dhe plot energji, bukuroshja arriti deri në finalen e madhe të edicionit të shtatë, por nuk mundi të triumfojë.

Megjithatë, pak kohë pas përfundimit të këtij “reality show”, ajo triumfoi në jetën personale pasi nisi të përjetonte një lidhje të re dashurie, nga e cila ka tanimë edhe një vajzë të vogël, të quajtur Dea. Tani që kjo e fundit është rritur pak, Jona ka vendosur të martohet në një dasmë të madhe që do të mbahet pikërisht sot në darkë.

Në llogarinë e saj në Instagram, ajo ka treguar disa foto ku shfaqet e veshur nuse. Jona duket mjaft bukur dhe e lumtur teksa buzëqeshja nuk i është larguar nga fytyra në asnjë çast.

Ne i urojmë jetë të lumtur Jonës, dhe pse jo, të zgjerojë familjen e saj të bukur edhe me fëmijë të tjerë! /Blitz.al/

A video posted by 🔜 👰 (@jonakalemajj) on

Komento
Shperndaje