Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Ish-banorja e Big Brother: “Ëndërr të bëhem nënë”

Ish-banorja e Big Brother: “Ëndërr të bëhem nënë”
March 22
00:07 2016

Alba Çobaj ka bërë të ditur për gazetën “Paloma” dëshirat e saj më të mëdha.

Përveç dëshirës për t’u bërë nënë, Alba ka thënë se dëshira e saj më e madhe është një familje dhe një dasmë tradicionale.

“Që e vogël kam ëndërruar për fustanin e bardhë, përgatitjet, ceremoninë, vënien e unazës, betimet për dashurinë e përjetshme dhe kërcimet mes të ftuarve. Kam menduar lotët e prindërve të mi dhe të mitë që nuk do të reshtnin për orë të tëra nga emocioni. Kam menduar për bashkëshortin tim, që do të vinte të më merrte, për të nisur kështu një udhëtim të gjatë bashkë. Më pas do të vinte pjesa më e bukur në botë: pritja e ëmbël e një fëmije”,- ka thënë ajo.

Përveçse ka treguar dëshirat e saj më të mëdha në jetë, Alba ka treguar edhe për ndikimin e paragjykimeve të publikut. Ajo shkruan: “Realisht mua kurrë nuk më kanë ndaluar fjalët e njerëzve, prandaj, me gojën plot, e them që unë do të jem një mama po kaq energjike si tani, me krahun tatuazh, me statuset e mia ironizuese apo vullnetin për të ecur përpara”.

Shkrimin e saj Çobaj e ka mbyllur duke falënderuar të gjithë mbështetësit e saj!

Shperndaje

0 Comments

No Comments Yet!

There are no comments at the moment, do you want to add one?

Write a comment

Write a Comment