Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Ish-banorja e “Big Brother” ekspozon vithet, krahason veten me Kim Kardashian dhe i bën të gjithë të flasin

Ish-banorja e “Big Brother” ekspozon vithet, krahason veten me Kim Kardashian dhe i bën të gjithë të flasin
August 16
15:59 2017

Ish-banorët e “Big Brother”, duam apo nuk duam ne, e kanë vëmendjen e mediave sepse njerëzit i duan dhe janë shumë kuriozë të dinë më tepër për jetën e tyre jashtë shtëpisë. Madje ka nga ata të cilët kanë më tepër famë jashtë me ato që thonë dhe bëjnë sesa kur ishin brenda shtëpisë.

Një nga ato është edhe Katerina e “Big Brother 7”, e cila nuk kishte shumë famë kur ishte brenda në format, por me të dalë jashtë shtëpisë ajo filloi të ekspozonte format trupore dhe të publikonte foto në rrjete sociale që sigurisht marrin vëmendjen e publikut.

Këtë herë ajo ka postuar disa foto nga krevati, ku shfaqet e veshur me disa mbathje intime shumë provokuese, ndërkohë që më pas ka shpërndarë një meme për të qeshur ku krahason veten më vithet e Kim Kardashian që, sipas saj, janë me celulit (ashtu siç u folën në media përpara disa kohësh).

Nuk dimë se çfarë ka dashur saktësisht të tregojë Katerina me këto foto, por mund ta mendoni se çfarë komentesh i kanë bërë në këto postime…/Blitz.al/

Komento

Shperndaje