Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Ish-banorja e Big Brother 4 bëhet pjesë e kinemasë +18

February 24
19:57 2018

Ajo ka qenë një nga vajzat më simpatike të edicionit të katërt të Big Brother Albania. Jemi duke folur për Elisa Çaushin, një nga konkurrentet e disa viteve më parë në reality shown më të ndjekur në Shqipëri. Prej Elisës na vijnë lajme të reja. Ajo është bërë nënë tashmë e një djali 2-vjeçar të quajtur Leo dhe është duke u marrë me aktrim në Londër. Në një intervistë për “Panorama Plus” ish-banorja ka zbuluar se do të shfaqet si aktore protagoniste e kinemasë +18.

“End of hope” (Fundi i shpresës) titullohet produksioni shqiptaro-anglez i regjisorit Oni Sufi, që ka përzgjedhur ish-banoren e “Big Brother” të interpretojë në rolin e vajzës shqiptare në Londër që shfrytëzohet seksualisht. Filmi  do të ketë skena të forta erotike, dhe është bazuar në historinë e vërtetë të një prej vajzave të trafikuara në rrugët e Londrës.

Unë jam përzgjedhur aktore kryesore në një film të shkurtër që po e xhirojmë në Londër dhe shpresoj shumë të ketë sukses. Filmi pritet të përfundojë këtë vit. Titullohet “End of hope” (Fundi i shpresës) dhe bën fjalë për prostitucionin, pra, vajzat shqiptare që u rrëmbyen dhe u shitën në rrugë e Londrës.

Unë me gjithë kënaqësinë më të madhe do e luaj këtë rol në maksimumin tim dhe do të jetë film shumë i prekshëm, bazuar në histori të vërteta shqiptare. Filmi jep një mesazh që do të thotë se është mirë të jemi të informuar, pra, të mësojmë nëpërmjet tij se ç’ka ndodhur në të vërtetë me qindra vajza nga Shqipëria. E këtu në Angli besoj filmi do të ketë sukses, nëse del bukur perfomanca ime dhe e kastit.”,- ëhstë shprehur ish-banorja ndër të tjera gjatë intervistës. /Blitz.al

Komento
Shperndaje