Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Ish-balerini i “Amici” vret të fejuarin. Rrëfehet në Facebook!

Ish-balerini i “Amici” vret të fejuarin. Rrëfehet në Facebook!
August 23
17:50 2016

“Më fal! E bëra për dashurinë!”

Këto janë fjalët me të cilat ish-balerini i ‘talent shoë’-t italian “Amici” ka rrëfyer në Facebook vrasjen e të fejuarit të tij.

Marcus Bellany i cili ishte pjesë e balerinëve profesionistë të emisionit të Maria De Filippi-t deri në vitin 2009, ka arritur të bëhet pjesë e Brodway, ku performoi në ‘musical’-in “Spider-Man: Turn Off The Dark”.

Sipas asaj që raporton “Daily News”, vetëm pak momente pasi mbyti partnerin Bernardo Almonte, Marcus rrëfeu gjithçka në Facebook:

“Më fal. E bëra për dashurinë, e bëra sepse të dashuroj! Më pate thënë se dashuria dhe urrejtja janë e njëjta gjë!”

Bazuar në informacionet e marra prej agjentëve, ka qenë një zënkë e fortë ajo që e shkaktoi ngjarjen e papritur.

Pak momente pasi kishte kryer vrasjen, në adresën e tij në Facebook, Marcus ka shkruar edhe fraza të tjera si “Jam Zoti. Dhuroj jetën dhe mund ta marr.”, apo “Më fal, at.”, “Luciferi” etj.. /Blitz.al/

 

Marcus

Shperndaje