Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Ish-antarja e Destiny’s Child rrëfen: “Kam menduar të vras veten!”

October 19
14:44 2017

Që nga krijimi i saj deri në ndarje, Destiny’s Child ishte një nga grupet më popullore dhe më të suksesshme të Hollywood-it.

Beyonce, Kelly Rowland dhe Michelle Williams arritën të krijojnë një treshe që gjithmonë dinte të sillte këngë e performanca të bukura, ama ashtu si çdo grup tjetër, edhe ky e pati një fund.

Sot, secila ka një karrierë të sajën në fusha të ndryshme, por sërish kur japin intervista nuk lënë pa përmendur edhe pjesën e DC.

“Për vite me rradhë isha pjesë e një prej grupeve që shiti më shumë këngë e albume se çdo grup tjetër, por gjatë gjithë kohës vuaja me depresionin”, – tregon Michelle.

“Kur fola me menaxherin tonë, babain e Beyonce-s në atë kohë, ai ishte këtu: ‘Ju sapo firmosët një kontratë multi-milionere. Tani po bëheni gati për turne. Për çfarë duhet të jesh në depresion?’ Por unë e pashë veten një ditë prej ditësh në një vend të errët dhe mendova realisht të vrisja veten’”, – shton Williams.

Kaq ka mjaftuar që mijëra fansa të këngëtares ta mbështesin në Twitter dhe rrjete të tjera sociale duke nisur kështu edhe një fushatë për të mbështetur personat që bien pre e depresionit. /Blitz.al/

 

Shperndaje