Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Ish-ambasadorja britanike për Shqipërinë, pjesë e stafit mbretëror të Meghan Markle dhe Princ Harry-t

Ish-ambasadorja britanike për Shqipërinë, pjesë e stafit mbretëror të Meghan Markle dhe Princ Harry-t
August 22
10:21 2019

Me shtimin e detyrave dhe përgjegjësive në pallatin mbretëror, Meghan Markle dhe Princ Harry i duhet dhe që të zgjerojnë stafin e tyre. Fundja ata janë për momentin çifti mbretëror më i komentuar dhe që i besohet shumë nga aktivitetet publike, prandaj është e rëndësishme që të kenë të gjithë ndihmën e nevojshme.

E sic ka ndodhur deri më tani, me gati çdo vendim që marrin, Meghan dhe Harry kanë thyer tabutë dhe të themi të vërtetën dhe disa nga rregullat, me përzgjedhjen e stafit të tyre të ri. Kjo pasi kanë marrë në punë vetëm gra, e ndikuar kjo sigurisht nga dukesha e Sussex që mesa duket punën si aktiviste e të drejtave të grave e ka marrë shumë seriozisht.

Njëra prej femrave të suksesshme që i është bashkuar ekipit mbretëror është një emër i njohur për Shqipërinë. Bëhet fjalë për Fiona Mcilwam, ish-ambasadore e Britanisë për vendin tonë. Kohët e fundit ajo ka qenë një nga zërat më të fuqishëm të lëvizjeve për të drejtat e grave dhe mesa duket kjo gjë i ka pëlqyer dhe Markle që ja ka ofruar detyrën e re pa hezitim.

Ndërkohë stafi kompletohet nga disa emra të tjerë të rëndësishëm si Sara Latham, ish-këshilltare e Hilary Clinton, Heather Hong, ish-pjestare e adminsitratës Obama dhe Natalie Campbell, dejtuese e “The Royal Fundation”.

Pra, siç mund ta shihni Meghan ka formuar ekipin e vet të ëndërrave, patjetër dhe me mbështetjen e Harry-t dhe tani presim të shohim se cila do të jetë puna e tyre e parë e rëndësishme. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje