Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Irma Libohova: Nuk më besohej që dhuratën ma kishte bërë…

April 14
15:51 2016

Irma Libohova ka postuar ditën e sotme, në llogarinë e saj në Instagram, një foto të një dhurate të paketuar me mbishkrimin “Kryeministri”. Ajo gjithashtu ka shkruar në përshkrimin e fotos: “Faleminderit kryeministrit të vendit tim, Edi Rama, për këtë dhuratë surprizë! E vlerësoj sinqerisht!”

Blitz.al kontaktoi me artisten lidhur me këtë dhuratë nga  z. Rama dhe ajo na tregoi sa vijon: “Dhurata më erdhi nga zyra e kryeministrit, por kur më erdhi paketimi fillimisht nuk e besova. Kujtova se ishte një shaka nga Eranda, sepse ajo gjithmonë më bën kështu shakash. Por nuk ishte ashtu. Mora edhe një telefonatë nga zoti Rama, i cili më uroi  ditëlindjen dhe për mua ishte një surprizë shumë e  bukur. Dhurata është diçka simbolike, por për mua është një nder vërtet i madh”.

Bashkë me urimin e kryeministrit, edhe Blitz.al i uron Irmës një jetë sa më të gjatë e shpresojmë që shumë shpejt ta shohim me një këngë të re.