Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Irma Libohova: Ja merrja grave në rrugë rrobat për në Festival

Irma Libohova: Ja merrja grave në rrugë rrobat për në Festival
May 24
23:48 2016

Irma Libohova është sot e ftuar bashkë me këngëtarë të tjerë në “Top Show”, për të folur për temën “Nostalgji” në lidhje me eksperiencat e tyre nëpër Festivalet e Këngës në RTSH vite më parë, eksperienca të cilat, edhe pse disa herë shoqëruar me vështirësi për tu rregulluar e kuruar imazhin e tyre, kanë kaluar disa momente që sot i kujtojnë me mall dhe i tregojnë me doza humori.

Irma, këngëtarja aq e dashur për publikun shqiptar ka rrëfyer një sekret të sajin përsa i përket veshjeve në Festivalet e RTSh-së dikur. Ajo tregon se rrobat që vishte në daljet e saj në publik i merrte nga gratë e lagjes. Irma më pas mes të qeshurash tregon se nëse rrobat kishin një pamje më moderne nga se ishin mësuar të shikonin rëndom, atëherë ajo as nuk i kthente më mbrapsht ato veshje.

Këngëtarja ka rrëfyer më pas edhe  lidhjen e tejet miqësore që kanë patur me këngëtarët kosovarë të cilët kanë ardhur në një nga Festivalet e RTSH-së dhe Irma tregon se më shumë përshtypje i ka bërë Mihrije Braha, e cila jo vetëm ishte shumë e bukur por edhe veshjet e saj ishin tepër moderne për kohën.

Komento
Shperndaje