Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Irma Libohova e revoltuar: Çfarë ju thotë emri “bambi” në shqip, zotërinj të bashkisë?

June 29
13:45 2016

irma Libohova në instagram

Irma Libohova është një nga këngëtaret e cila, pavarësisht kohës dhe përparimit të muzikës, ende  dëgjohet nga brezat e rinj. Duket se diçka e ka revoltuar këngëtaren aq sa t’i dedikojë një status në Instagram një fenomeni që, duhet thënë, është identifikuar edhe nga persona të zakonshëm. Referuar fëmijërisë së saj, Irma ka postuar një foto të kopshtit që ajo ka frekuentuar kur ka qenë fëmijë dhe të rrugës ku është rritur duke evidentuar se emrat e tyre nuk janë shqiptarë, por të huaj. Ajo ka bërë një paralelizëm me një fotografi të një miku të saj, i cili jeton në Romë dhe vilës së tij i ka vendosur emër shqiptar, atë të vendlindjes, Tepelenës.

“Ky është kopshti ku jam rritur unë dhe kjo, rruga (K.K.Mema) ku kam jetuar e jetoj. Vila “Tepelena” është e një të afërmi nga babai.
60 vjet ky njeri ruan me fanatizëm identitetin e tij midis Romës me këtë emër shqiptar. Ne këtu, midis Tiranës, bëjmë ç’ është e mundur ta humbim identitetin tonë. Çfarë ju thotë emri “bambi” në shqip, zotërinj të bashkisë? Mund të zëvendësoni një emër të huaj me një tjetër të huaj, jo të hiqen emrat shqiptarë. Ky për mua është një shqetësim”,- ka shkruar Irma bashkangjitur fotos.

Duke marrë shkas nga posti i këngëtares, fansa të shumtë i janë bashkangjitur shqetësimit të saj duke sjellë shembujt e tyre.

Komento
Shperndaje