Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Irina Shayk, Sofia Vergara, Fergie dhe tani Amarda Toska…

July 14
18:33 2016

Emra të njohur si Irina Shayk, Sofia Vergara dhe Fergie janë ambasadore të bukurisë të markës kozmetike Avon. Por prej 3 vitesh, pjesë e kësaj marke është edhe bukuroshja Amarda Toska. Ami është imazhi zyrtar i kësaj firme dhe tashmë ajo mban titullin “Ambasadore e bukurisë”.  Avon, është një markë e njohur me produkte kozmetike dhe aksesorë, me filiale  në vende të ndryshme të botës.

Në Instagramin e saj Ami ka postuar disa kolazhe fotosh me Irinën, Sofian dhe Fergie duke shkruajtur: “ Femrat në Fuqi! Krenare që jam ambasadorja e bukurisë në Shqipëri, prej 3 vitesh.”

Mesa duket të gjitha këto bukuroshe i bashkoi e njëjta kopertinë.