Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Irina Shayk për ‘GQ’: Femrat? Jo, jam ruse, më pëlqejnë meshkujt dhe diamantët

August 23
15:45 2016

...

Trupi perfekt i Irina Shayk ‘rrëmben’ faqet e të famshmes ‘GQ’ italiane, për muajin shtator.

Topmodelja ruse është marrë ekskluzivisht për revistën nga fotografi i famshëm Mario Sorrenti, i cili e vendos atë në të njëjtën pozë që fotografoi Kate Moss në vitin 1993.

“Kur isha e vogël nuk e shihja veten si të lezetshme, madje mendoja se isha e shëmtuar dhe se nuk i pëlqeja askujt!” – shprehet Irina për revistën.

“Jam ruse, preferoj meshkujt, diamantët dhe havjarin!” – i përgjgijet ajo pyetjes nëse në një moment do të ndjente dëshirën për të qenë përkrah një femre.

Gjithashtu, krahas detajeve të tjera nga fëmijëria e saj, ajo rrëfen se një nga momentet më të vështira që ka kaluar ka qenë kur në moshën 20-vjeçare zbarkoi në Paris për herë të parë, ku shpesh u ndje në siklet për mënyrën e të veshurit në krahasim me modelet e tjera, apo se shpesh nuk kishte as për të ngrënë. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje