Irina Shayk nuk është më beqare

December 16
11:34
2016
Para pak ditësh, modelja Irina Shayk dhe Bradley Cooper dhanë lajmin se janë në pritje të një fëmije.
Por nuk ka mjaftuar kjo, Irina, nëpërmjet fotove në rrjetet sociale, ka treguar se ka marrë edhe unazën e fejesës. Tashmë modelja e Victoria Secret nuk është më beqare, por duket se jeta e saj ka marrë tjetër rrjedhë. Bradley Cooper i ka dhënë të fejuarës së tij një unazë ari me smerald dhe diamant, e cila duket vërtet e kushtueshme.
E veçanta e saj është se unaza është e njëjtë me atë që Princi William i ka dhuruar Dukeshës Kate Middelton./Blitz.al/
Komento