Blitz | Kliko dhe Informohu

 Breaking News

Irgen Çela tha se Delinda Disha ka kopjuar “Çiftin e shqyer” në “Klanifornia”, kundërpërgjigjet aktorja

Irgen Çela tha se Delinda Disha ka kopjuar “Çiftin e shqyer” në “Klanifornia”, kundërpërgjigjet aktorja
January 13
12:39 2020

Nuk mund të përjashtohen krahasimet midis “Portokalli” dhe “Klanifornia”  dhe sërish në vëmendjen tonë ka ardhur një rast i tillë.

Besojmë se të gjithë e keni parë të paktën një herë skeçin e çiftit të lumtur në “Portokalli”. Dikur ky episod luhej nga Delinda Disha dhe Irgen Çela por me largimin e  aktores drejt Klanifornias partnerja e Irgenit u bë Arjola Demiri.

Ndërkohë Delinda Disha e sjell personazhin e saj në Klanifornia tashmë jo më me Irgenin por me Olsi Bylykun.

I ftuar të shtunën në  “Shiko Kush LUAN”, aktori Irgen Çela u pyet lidhur me mendimin e tij për “Çiftin e shqyer” në “Klanifornia”.

Irgeni tregoi hapur mendimin e tij duke përdorur një shprehje që i tregon të gjitha: “Kopja nuk mund të jetë asnjëherë më e mirë se origjinali”.

Ai shtoi se idenë e “Çiftit të lumtur” e ka dhënë ai së bashku me Florin, kështu që, Delinda Disha dhe Olsi Bylyku i bie që e ka kopjuar nga ata.

Pas kësaj deklarate të Irgenit ka reagur në Instagram Delinda duke bërë këtë postim:

“Unë jam oroigjinale. Ti je origjinal. Po kopja kush është? Rikthehem në shkurt në Klanifornian origjinale dhe më e suksesshme se nata e Vitit të Ri.”,- shkruan aktorja./Blitz.al/

Share