Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Inva Mula do të drejtojë Festivalin Ndërkombëtar Operistik “Marie Kraja”

Inva Mula do të drejtojë Festivalin Ndërkombëtar Operistik “Marie Kraja”
October 17
11:33 2016

Në muajin nëntor  do të mbahet Festivali Ndërkombëtar Operistik, që këtë vit nuk do të ketë më drejtuese Zana Çelën, njëkohësisht themeluese e këtij festivali.  Tashmë në drejtim të tij do të jetë sopranoja e njohur ndërkombëtarisht Inva Mula. Në datat 4 dhe 5 nëntor, në ambientet e Teatrit të Operës dhe Baletit, do të mbahet edicioni i 16-të i këtij festivali. Lajmin e kanë bërë të ditur Inva Mula dhe  Zana Çela, duke postuar në faqet e tyre në Facebook se këtë vit do të shfaqet në moderim sopranoja e njohur.

“Po postoj mesazhin që artistja jonë e madhe Inva Mula ka ndarë sot me miqtë e saj në lidhje me angazhimin në edicionin e 16-të të Festivalit Ndërkombëtar Operistik “Marie Kraja””- shkruan Çela.

Kur një festival bëhet identifikues i traditës artistike të një vendi, të gjithë ne duhet te japim kontributin tonë për ta rritur atë përgjatë viteve. Kam kënaqësinë t’ju informoj se edicioni i 16-të i Festivalit Ndërkombëtar Operistik “Marie Kraja” këtë vit do të drejtohet artistikisht nga unë”, – shkruan Mula. Ndërsa me tej, Inva Mula saktëson se Festivali Ndërkombëtar “Marie Kraja” do të mbahet për dy mbrëmje, përkatësisht më 4 dhe 5 nëntor.

/Blitz.al/

Komento
Shperndaje