Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Inva Mula dhe Ethem Ramadani u ndanë për çështje ekonomike?

Inva Mula dhe Ethem Ramadani u ndanë për çështje ekonomike?
July 15
15:58 2019

Ditën e djeshme në media u shkruajt se  sopranoja e njohur Inva Mula i kishte dhënë fund martesës së saj 11-vjeçare me biznesmenin kosovar, Ethem Ramadanin. Ndarja e tyre u raportua se nuk ishte si “divorcet” e zakonshëm për shkak se pavarësisht gjithçkaje ata kanë mbetur miq mes tyre. Ata janë parë  në shoqërinë e njëri-tjetrit, madje edhe për jetë nate.

Ethemi është larguar nga banesa e përbashkët, në zonën rezidenciale ku jetojnë më të pasurit e Tiranës. Ata tashmë vazhdojnë jetën të ndarë në Tiranë, Inva si një ish-soprano me famë ndërkombëtare dhe Ethemi si një ish-biznesmen i pasur i burimeve të naftës.

Sipas “Panoramaplus”, arsyeja për ndarjen e tyre ka qenë gjendja ekonomike, pasi asnjëri prej të dyve nuk është në të njëjtën gjendje ekonomike që ishin në fillimet e lidhjes.

Miq pranë çiftit janë shprehur se për Invën, njohja me Ethemin, 11 vite më parë, ishte një histori princeshash, me pushime dimërore në kështjella e destinacione luksoze dhe pushime tremujore verore në jahtet e tij, ku Inva kishte të instaluar edhe pianon e saj.

E ndërsa thuhet se rikthimi në Tiranë dhe gjendja ekonomike ka qenë një nga arsyet e ndarjes, Panorama ka risjellë në kujtesë një intervistë të 2 viteve më parë të sopranos së njohur e cila në atëkohë shprehej se në planin financiar ishte e pavarur dhe kishte krijuar një të ardhme të kknaqshme për fëmijët e saj

“Sigurisht është një komoditet. Por Inva është shumë indipendente, edhe financiarisht. Pasi kam arritur që të mbaj familjen dhe kam arritur që të krijoj një standard për të rritur fëmijët e mi dhe për të jetuar normalisht. Pjesa tjetër, që bën pjesë në ekzagjerimet apo udhëtimet pa sens, apo veshjet, për mua, nuk kanë asnjë vlerë. S’e kam parë asnjëherë të qenurit bashkëshorte e një njeriu të pasur.

Por ama, pas një njeriu të pasur financiarisht, fshihet një njeri i pasur intelektualisht. Për mua, kjo ka rëndësi. Për arsye se ajo pjesa e luksit mbaron shumë shpejt. Është një fishekzjarr që ka ndriçim të bukur, por nuk ka vlerë për të ushqyer inspirimin tim si artiste“, citohet të jetë shprehur sopranoja në atë kohë.

Kujtojmë se çifti nga martesa e tyre kanë lindur njv vajzë të quajtur Nina.

/Blitz.al/

Komento
Shperndaje