Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Intervistoi Marjan Rrokun në qeli, gjykata merr vendimin përfundimtar për Ardit Gjebrean

Intervistoi Marjan Rrokun në qeli, gjykata merr vendimin përfundimtar për Ardit Gjebrean
November 21
09:02 2016

Më 28 shkurt 2016, moderatori Ardit Gjebrea realizoi një intervistë në qeli me të dënuarin Marjan Frroku, duke e bërë pjesë të emisionit të tij “E diela shqiptare” në Tv Klan. Pas transmetimit të emisionit, ai u padit nga Faslli Canaj, babai i adoleshentes Alda Canaj, e cila u vra bashkë me të ëmën e saj në 2001-shin nga Marjan Rroku.

Faslli Canaj iu drejtua Gjykatës së Tiranës me padi për fyerje kundër Ardit Gjebreas më 25 prill 2016.

Gjykata e Tiranës ka marrë vendimin duke deklaruar se moderatori Ardit Gjebrea është i pafajshëm. Sipas “Panorama”, në përfundim të nëntë seancave gjyqësore, në përfundim të shqyrtimit dhe analizimit të provave të paraqitura nga palët në gjyq, një trup gjykues i kryesuar nga gjyqtari Martin Deda, vlerësoi se nga ana e moderatorit Gjebrea nuk ishte konsumuar kundërvajtja penale për të cilën ai akuzohej.

/Blitz.al/

Komento
Shperndaje