Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

“Intervistë në Instagram”, opsioni i ri që zbuloi çiftin më të ri në showbiz, kur do të nisë “Duplex” dhe shumë detaje të tjera nga personazhet

“Intervistë në Instagram”, opsioni i ri që zbuloi çiftin më të ri në showbiz, kur do të nisë “Duplex” dhe shumë detaje të tjera nga personazhet
July 11
15:34 2018

Prej ditës së djeshme opsioni më i ri i vendosur në Instagram ka çmendur të gjithë njerëzit që përdorin këtë aplikacion. Mundësia e pyetjeve nga ana e ndjekësve për gjithsecilin ka bërë që Instastory të kthehet në një intervistë ku gjithsecili u përgjigjet pyetjeve të ndjekësve të tij pa e zbuluar dërguesin.
Mjafton që të hysh në Instagram dhe 2 në 3 llogari mesatarisht sheh opsionin e pyetjeve në të cilën përdoruesit kthejnë përgjigje dhe zbulojnë gjëra të pathëna më parë.

Shumë personazhe të njohur të ekranit nëpërmjet këtij opsioni të ri të Instagram-it na treguan gjëra nga jeta e tyre personale.

Dojna Mema


A je e dashuruar me Kelvi Kadillin ti?”,- ishte kjo një pyetje drejtuar Dojna Memës.
Përgjigja e saj tregoi akoma edhe më tepër:
“Ai më shumë”,- epo mjaftojnë këto fjalë që të kuptosh se ashtu si pa dashur nga Instagram-i morëm vesh se gjërat mes Dojnës dhe Kelvit nuk janë ashtu siç duken. ata ndoshta janë çifti më i ri i ekranit.

Alban Ramosaj


Alban Ramosaj ka një talent të fshehur të pazbuluar më parë. Pasioni i tij është aktrimi. Në një nga pyetjet në Instastory një ndjekës e ka pyetur nëse ai ka ndonjë talent të fshehur dhe albani ka rrëfyer se pëlqen të aktrojë.
“Mezi pres të them që më pëlqen aktrimi por është pak herët për ta thënë. Por në rast se përgjigja ime nuk të kënaq mund të të them se sa herë që shkojë për sete u lë shumë përshtypje njerëzve.”,- është shprehur Albani.

Florian Agalliu


Florian Agalliu nuk dëshiron që ndjekësit të ndjekin shem bullin e tij. Dikushe e ka komplimentuar dhe i ka shkruar se po vazhdon studimet Gjuhë-Letërsi dhe shpreson që në një të ardhme të bëhet si ai.
Por Florit duket se nuk i pëlqen kjo dhe i ka dhënë një këshil.lë ndjekësit.
“Bëhu ç’të duash vetëm aktor joooo. Faleminderit dhe suksese.”

Xhesika Berberi


Xhesika Berberi ka lënë pas një lidhje të gjatë. Kohë më parë ajo e konfirmoi se nuk është më në një lidhje teksa pikërisht nëpërmjet pyetjeve në Instagram ka konfirmuar se momentalisht është “single”.

Julian Deda

Julian Deda ka tgreguar se në vjeshtë Apartamenti 2xl ose ndryshe “DUplex”-i do të riktheht në ekran. Mjaftoi një pyetje nga ana e ndjekësve dhe tashmë e konfirmuar thuhet se formati i ri do të kthehet në Vjeshtë në Klan./Blitz.al/

Komento
Shperndaje