Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit
  • Tronditen bizneset Call Center. Kalohet ligji i ri nga senati italian Asaj që i frikësoheshin të gjitha bizneset shqiptare të Call Center sapo ka ndodhur. Senati italian ka miratuar sot ligjin për bizneset Call Center që operojnë jashtë territorit italian dhe...
  • CIA vjen në Tiranë Drejtori i CIA-s (Central Inteligence Agency) amerikane, John Brennan, ka mbërritur në Tiranë, ku është takuar me presidentin Nishani e kryeministrin Rama. Mësohet se Brennan ka diskutuar me autoritetet tona...
  • Itali, shkatërrohet banda e shqiptarëve Një tjetër operacion i karabinierisë italiane në zonën e Ternit në Itali ka shkatërruar një bandë shqiptarësh që merrej me trafikimin e lëndëve narkotike. Shqiptarët e moshave 37 dhe 34-vjeçare...
  • Ukrainë, nuk shkuan për ta zëvendësuar, vdes i ngrirë ushtari… I priti ushtarët e tjerë për një kohë të gjatë, me shpresën se nga momenti në moment do të vinin për ta zëvendësuar, por askush nuk u shfaq. Kështu humbi...
  • LIBRA dorëzon në Kuvend nismën për minimumin jetik Partia e krijuar një muaj më parë, LIBRA, ka dorëzuar në Kuvend një nismë për minimumin jetik. Kjo nismë u prezantua nga deputetja e kësaj partie, Mimoza Hafizi, e cila...
  • Lutfi Dervishi: Gazetarët sot u ngjajnë hienave! Në një shkrim të tij, analisti Lutfi Dervishi ka trajtuar aktualitetin në Shqipëri në këto momente dhe mënyrën e pasqyrimit të lajmeve të përditshme nga mediat në vend, çka sipas...
  • Laborantët-Beqajt: Tërhiqu nga koncesioni! Laborantët që operojnë në spitalet shtetërore shqiptare kanë protestuar në shumicën dërrmuese të spitaleve tona, duke i kërkuar ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqaj, të tërhiqet nga dhënia me koncesion e...
  • Rama ironizon PD-në. Komentuesja: Një surrat keni të gjithë ju   Kryeministri Rama ka ironizuar PD-në dhe kreun e saj Basha përmes një statusi në Facebook-un e tij personal. “Gënjej unë, gënjen BE, gënjejnë SHBA-të, gënjejnë të gjithë veç Lulit...
  • Basha takon Merkel Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka takuar kancelaren gjermane Angela Merkel, gjatë punimeve të Kongresit të Partisë që Merkel drejton në Gjermani. Basha e ka falënderuar kancelaren për ndihmën...
  • Krujë, gjendet i vdekur në banesë 40-vjeçari Një 40-vjeçar nga Kruja është gjendur i pajetë në banesën e tij. I identifikuar si Tonin Dobrozi, viktima raportohet se nuk ka pasur shenja dhune në trup dhe sipas ekspertizës...

(Intervistë) Ledri Vula: Unë beqar? “A jena mirë…”

October 28
13:36 2016

led

Nga Suada Daci

Është një nga reperët që tërheq më shumë vëmendje dhe kjo jo vetëm sa i takon jetës së tij private, por edhe projekteve muzikore që prezanton, që shndërrohen të gjitha në hite. Bëhet fjalë për Ledri Vulën, i cili ka publikuar hitin e tij të fundit “A jena mirë”, i cili ka ngjallur shumë polemika edhe për sa i përket jetës së tij private. Në këtë intervistë për Blitz.al ne jemi munduar t’i “vjedhim” Ledrit diçka nga jeta e tij personale, të cilën ai e ka hermetike dhe tejet private…

Ledri, më në fund me një projekt solo se kjo verë ka qenë e ngjeshur për ty me bashkëpunime. Janë më të mira bashkëpunimet, apo projektet solo?

– Mendoj se ishte koha e duhur që të paraqitesha me një “single” në projektin e ri. Sa për pyetjen se cilat janë më të mira, paraqitjet solo apo bashkëpunimet, mendoj se të dyja kanë anët e tyre pozitive.

Më lejo të të komplimentoj për klipin. Ku është xhiruar ai?

– Klipi është xhiruar në Brezovicë dhe mendoj se e kam arritur atë që kam kërkuar.

“A jena mirë” është një përjetim personal i Ledri Vulës, apo ka rastisur i tillë subjekti i këngës?

-Si artistë mundohemi të lidhim diçka nga vetja, por në këtë rast më shumë ka rastisur subjekti i këngës.

Mos ndoshta Ledri Vula po i rikthehet stilit të “Një gotë për ty”, duke qenë se tani jemi edhe në periudhë vjeshte dhe këngë të tilla janë shumë të pëlqyera?

-“Një gotë për ty” ka qenë një nga projektet e mia më të suksesshme. Por mendoj se ky projekt i ri është diçka më ndryshe. Pres të marrë pëlqimin e njëjtë nga publiku, mbase edhe më shumë.

ledrii

Kolegët ta kanë bërë “share” këngën në rrjetet sociale. Si të bën të ndihesh ky fakt?

-Më bën të ndihem i lumtur, sepse kam arritur që mos të kem kundërshtarë në estradë, por vetëm kolegë.

Ledri, je përfolur se i ke dhënë fund lidhjes tënde. Ke një koment për këtë lajm që ka pushtuar portalet?

-“A jena mirë”? Mendoj që jena mirë (qesh).

Kanë qarkulluar gjithashtu thashetheme edhe për një bashkëpunim me Nora Istrefin. Do ta kemi një këngë mes jush, apo do të mbetet një projekt në “sirtar”?

-Është projekt i përfolur, por ende nuk ka asgjë konkrete.

 

Komento
Shperndaje