Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

(Intervistë) Greta Koçi zbulon se kujt i thotë “A ja vlejti”

(Intervistë) Greta Koçi zbulon se kujt i thotë “A ja vlejti”
June 28
14:00 2016

Vetëm pak minuta më parë, këngëtarja Greta Koçi ka lançuar klipin e ri me titull “A ja vlejti”. Projekti vjen me një diferencë kohore të shkurtër nga klipi paraardhës, por duket se këngëtarja do të jetë shumë aktive këtë sezon veror. Mes shumë angazhimesh, Greta ka rrëfyer për Blitz.al, në këtë intervistë, më shumë detaje nga klipi i sapolançuar dhe planet e ardhshme në muzikë.

  1. Si lindi bashkëpunimi me producentin Nurteel?

-Kur kam dëgjuar zërin e tij më ka pëlqyer shumë dhe i kam thënë që duhej të kishte një pjesë në këngën time. Kështu bëmë këngën dhe doli ky klip që ju patë sot. Klipi është realizuar nga “Max Production” dhe ka qenë një bashkëpunim me shumë emra të tjerë: Joni Peçi që është kujdesur për imazhin tim, ndërsa muzikën e ka bërë Nurteel dhe “Granit Massive Production”.

  1. Kujt i thotë Greta “A ja vlejti” në këtë klip?

-Në fakt ajo është thjesht një frazë e shkëputur nga teksti i këngës. Por si një pyetje drejtuar publikut “A ju pëlqeu kënga? A ia vlejti?”.

  1. Keni qenë shumë aktive në muzikë kohët e fundit, sa ka ndikuar kjo në datat e koncerteve?

-Për sa u përket koncerteve datat i kam të zëna deri në fund të dhjetorit, deri në janar madje. Ka qenë një periudhë shumë e mirë për mua pasi çdo fundjavë kam qenë e angazhuar me koncerte. Për sezonin që kaloi kam qenë kryesisht në Diasporë, ndërkohë që tani do të performoj kryesisht në vendet bregdetare dhe në diskotekat më të mira ku dëgjohet muzikë. Edhe pse është verë dhe shumica mund të jenë duke pushuar, unë do të jem duke performuar në koncerte.

  1. Kur do të lançohet projekti i ardhshëm?

-Sapo kam nxjerrë klipin e ri  dhe uroj shumë që të pëlqehet. Mesa po shikoj vetëm një orë nga publikimi kam marrë shumë mesazhe dhe telefonata, ndërkohë po shoh edhe klikimet e shpërndarjet që janë shumë pozitive dhe më gëzon kjo gjë. Projekti tjetër besoj se do të jetë rreth muajit shtator.

 

 

Komento
Shperndaje