Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

(Intervistë) Enca Haxhia: Noizy – “dreq” i madh!

(Intervistë) Enca Haxhia: Noizy – “dreq” i madh!
April 11
12:49 2016

Vetëm dy ditë më parë, këngëtarja Enca Haxhia publikoi videoklipin e saj më të ri me titull “Dreq”. As 72 orë nuk kanë kaluar dhe kënga ka marrë më shumë se 1 milion klikime në Youtube. Kjo do të thotë se Enca është vërtet “dreq”, e di mirë se çfarë dëshirojnë të dëgjojnë fansat e saj. Intervista që kemi realizuar me këngëtaren rrotullohet rreth “Dreqit” më të ri të Encës. Me sportivitet, ashtu siç është gjithnjë nëpër intervista, ajo iu përgjigj pesë pyetjeve me “dreq” brenda nga Blitz.al.

Ka ndonjë dreq që të bën ty “Dreq”?

-Të gjithë jemi pak dreq përbrenda. Nuk është domosdoshmërisht një “alterego” e keqe, është ajo pjesa më lozonjare dhe pasionante te ne. Ndonjëherë mund të bëhet pak e rrezikshme, varet gjithmonë nga situata.

Pse e nise me “A po t’pëlqen”? Është e preferuara jote ajo “dreq”?

-Sepse ky klip/këngë ishte konceptuar si zhanër i njëjtë me “A po t’pëlqen”, si një lloj vazhdimi i atij projekti. Gjithsesi, “A po t’pëlqen” do të mbetet gjithmonë shumë e dashur për mua.

Cili “dreq” u kujdes për pamjen?

-Skuadra më “dreq” në Shqiptari: Arbër Bytyqi, Niko Komani, Joni Peçi, Erblin Xërxa, motra ime dhe sigurisht unë vetë.

A është “dreq” Noizy?

-“Dreq” i madh, ashtu si edhe unë.

Cili tip “dreqi” të bën të mendosh “T’kallxoj kush o dreq”?

-Ai që përpiqet të përfitojë nga “engjëlli” më nxjerr “dreqin” në pah.

 

 

Komento
Etiketimet
Shperndaje