Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

(Intervistë) Elinel: “Kam nevojë… për profesionalizëm”

(Intervistë) Elinel: “Kam nevojë… për profesionalizëm”
May 15
15:21 2016

Ai është një reper i talentuar nga Kosova dhe bashkëpunimi i suksesshëm me Alban Skënderaj, na e vërteton më së miri këtë. Elinel ka treguar më shumë për Blitz.al rreth personalitetit dhe muzikës. Na bëri të kuptojmë se di të jetë këmbngulës por edhe mirënjohës në të njëjtën kohë. Elinel dallon nga reperat e tjerë edhe për faktin që tekstet e tij kuptohen lehtësisht nga publiku. Nuk i vjen keq aspak të krahasohet me EMINEM dhe nuk bën kompromise në muzikë…

Elinel, na e prezanto pak veten per publikun shqiptar që nuk të njeh ende mirë?

– Unë shkurt mund të them që jam reper nga Kosova. Për më shumë informacione do ta le publikun të më njohë falë  punës sime, asaj që dua të shpreh me anë të muzikës.,

Ditët e fundit së bashku me Alban Skënderaj keni lançuar këngën “Kam nevojë”. Cilat janë përshtypjet e para të dëgjuesve? 

– Kënga është pritur mjaft mirë. Besoj që ju si gazetarë e dini këtë.

Si lindi bashkëpunimi me Albanin? A kanë ndikuar miksimet që ke bërë ti me këngët e tij, si një thirrje për bashkëpunim? 

– Një ditë një shok i imi i cili është beat maker “Devilz Melodies”  më prezantoi një instrumentale në të cilën ishte përdorur vokali i Alban Skënderaj. Ky punim zgjoi edhe interesin tim pasi nga refreni i Albanit trajtohej një temë në të cilën e gjeta veten. Shkrova tekstin, e realizova këngën në “Real Sound” dhe para se ta publikoj, mu duk e udhës që së pari ti shkruaj autorit në këtë rast Alban Skenderaj dhe njëkohësisht ti kërkoja miratimin për publikimin e këngës. Nuk mora asnjë përgjigje por pas disa diteve e publikova këngën “Ditë e re”.
Për t’iu përgjigjur pyetjes suaj, hip hop-i reciklon çdo zhaner të muzikës ashtu edhe lindi ky inspirim që u përmbyll me bashkpunimin tonë. Menaxheri i Albanit kontaktoi menaxherin tim duke u nisur nga kënga e më herëshme që të afërmit e Albanit i kishin treguar atij, e ai me pas analizoi punën time në Youtube. E gjitha kjo ndodhi rastësisht pa kurrfarë prapavije por në mënyrë të sinqertë dhe artistike.

E gjithë kënga, si pjesa jote ashtu edhe e Albanit, shprehin një lloj ‘revolte’. Kjo revoltë në të vërtetë është ndaj vetes, apo ndaj të tjerëve?

– Duke mos e viktimuzuar masën por të fillosh nga vetja, të mos kesh qëndrimin superior ndaj të tjerëve.

Për çfarë ka nevojë Elinel në të vërtetë?
– Profesionalizëm!

Në shumë nga komentet e dëgjuesve në këngët e tua, bëhet krahasimi yt me të famshmin Eminem. Ndodh thjesht se emrat tingellojnë të ngjashëm, apo…

– Nuk është e rastësishme, por gjithmonë është një privilegj të krahasohesh me një artist të një kalibri të tillë. E përbashkëta me EMINEM-in besoj është shpirti revoltues.

Cili është ‘idhulli’ yt, ke ndonjë artist të preferuar që të inspiron?
– Ka shumë  emra të mëdhenj të të gjitha kohërave që më inspirojnë. S’po i përmend se janë shumë.

Vetëm para pak muajsh të kemi parë në një version tjetër në bashkëpunimin me Fjolla Morinën. Cili është Elinel i vërtetë, ai i “Trileqe”, apo ai i “Kam nevojë”?

– Elineli i vërtet është pasqyrë e rrethanave. Sido që të jenë rrethanat unë do jem unë.

Karriera e reperave të famshëm na tregon se ata shpesh performojnë për të treguar historitë e tyre, apo për të demaskuar realitetin. Cili është ‘qëllimi’ yt? Nga se frymëzohesh?

– Më frymëzon mundësia që të jep muzika që të kanalizosh mllefin në harmoni, që unë e shumë të tjerë e ndjejmë përbrenda.

Kur do të vijë dita që edhe ti të bësh videoklipe vetëm me femra që bëjnë ‘twerk’ dhe me makina të shtrenjta?

– Siç e thashë edhe më lart do ti përshtatem të gjitha rrethanave që do i kem përpara por asnjëherë të bëj kompris me atë që jam!

Mendon se kënga me Alban Skënderajn do t’i japë një shtysë të fortë karrierës tënde?

– Nuk mendoj, e di (qesh). Albani është artist i mirëfilltë i muzikes dhe vlerat e tij nuk janë të panjohura nga publiku. Jam i lumtur që ky bashkëpunim i parë i yni mori këtë vëmendje dhe po pëlqehet shumë.

albani

Shperndaje