Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

(Intervistë) DJ Vicky: Gjithçka është një lojë!

September 28
18:08 2016

...

Vik Kraja ose ndryshe, si e njohim të gjithë, DJ Vicky, prej disa javësh është duke përjetuar një eksperiencë të re, vallëzimin. Duke provuar aftësitë në disiplina të ndryshme të kërcimit në spektaklin “Dance with me”, Vicky na ka prezantuar me një anë tjetër të tij.  Ai njihet për batutat e tij plot humor dhe është kthyer në një nga personazhet më të preferuara për publikun.  Në një intervistë për Blitz.al, ai ka treguar më shumë rreth kësaj eksperience, duke u përgjigjur me humor si vetë tipi që e karakterizon.

  1. Dështove si DJ, prandaj iu fute kërcimit?
    -Si DJ nuk e ndiej veten të dështuar për arsye se kam akoma njerëz që mbyllin sytë e kërcejnë me muzikën që bëj. Kërcimi është gjithashtu një pjesë e rëndësishme gjatë natës si DJ. Sa më bukur lëviz aty lart, aq më shumë më ndihmon në profesionin tim që të jem sa më i plotësuar.
  2. Si të duket eksperienca e re në kërcim?
    -Vallahi nga larg m’u duk diçka që do e bëja lehtë, ndërkohë që qenka një impenjim shumë i madh. Do e quaja ushtri nga ana e përgatitjes fizike, por shumë e bukur.
  3. Kanë dalë fjalë se ha fshehurazi ushqimin e të tjerëve…
    -Nuk është fare e vërtetë! Unë ha ç’të gjej aty vërdallë, përtokë, në plehra…
  4. Të dhemb apo të djeg kur kërcen?
    -Ka momente që më dhemb trupi nga gjithë ato lëvizje, ka momente që më djeg shpirti kur kërcet okllaia kokës në shtëpi.
  5. Do kërceje me tanga në skenë ndonjëherë?
    -Qyqja! Na vure në siklet tani! Ta shoh si më  rrinë njëherë e pastaj të them.
  6. E bën për famë apo për lekë?
    -Marketingu është bërë një shtyllë kurrizore për gjithçka sot e kësaj dite. Asgjë nuk bëhet pa një qëllim konkret!
  7. Mendon se do të të ndryshojë jeta pas kësaj?
    -Gjithçka është një lojë. Vetë jeta më duket një lojë, herë e bukur, herë e rrezikshme, herë e vështirë! Bëhu lojtar i mirë edhe mos u dorëzo kurrë!/Blitz.al/
Komento
Shperndaje