Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

(Intervistë) Blerina Bombaj: “Jo vetëm ambicie për të dalë të parët, por edhe ta përdorin dijen për t’u bërë humanë”

(Intervistë) Blerina Bombaj: “Jo vetëm ambicie për të dalë të parët, por edhe ta përdorin dijen për t’u bërë humanë”
September 09
20:28 2016

...

Me nisjen e vitit të ri shkollor, të gjithë prindërit, sidomos ata që çojnë për herë të parë fëmijët në shkollë, janë duke përjetuar emocione të veçanta. Të jesh prind është përgjegjësi, kënaqësi dhe një “shkollë” më vete për të gjithë të rriturit. Blerina Bombaj këtë vit ka çuar djalin e saj në klasën e parë. Dietologia e njohur, në një intervistë për Blitz.al, ka rrëfyer më shumë për ndjesitë dhe emocionet që ajo është duke përjetuar në këtë stad të jetës. Ja se si është shprehur ajo në lidhje me faktin që djali i saj, Dini, tashmë është nxënës.

“Ajo që unë ndiej tani që im bir nisi shkollën është dhembshuri. Shkolla më duket diçka shumë serioze për një fëmijë të vogël, por edhe gëzim sepse fillon rrugën drejt zbulimit të aftësive vetjake dhe kapacitetit që na është dhënë.

E kam këshilluar të mësojë shumë sepse librat dhe mësimi janë bota më e bukur ku gjithsecili mund të ngrejë mbretërinë e tij. Kur kam qenë në këtë moshë nuk mbaj mend ndonjë këshillë të veçantë nga prindërit e mi, por mbaj mend që kam qarë gjatë, njësoj sikur qava kur pashë djalin të rreshtuar me shokët për të hyrë në klasë për herë të parë. Gjithsesi, prindërit e mi më kanë nxitur që mësimin ta bëj qëllim në jetë.

Kam një këshillë për nënat që janë në rolin tim, që t’i ushqejnë fëmijët me dëshirën për të mësuar, për t’u bërë njerëz më të mirë nëpërmjet njohurive. Jo vetëm ambicie për të dalë i pari i klasës, por edhe ambicie për ta përdorur dijen për t’u bërë human”./Blitz.al/

Komento
Shperndaje