Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

(Intervistë) Bes Kallaku: “Skifterat janë me sedër, er ejjjj…”

(Intervistë) Bes Kallaku: “Skifterat janë me sedër, er ejjjj…”
May 11
13:20 2016

Nga java që lamë pas, në teatrin eksperimental “Kujtim Spahivogli” ka nisur shfaqja “Parajsa e skifterëve”. Aktori Besart Kallaku vjen edhe një herë në një “one man show”, por kësaj radhe duke sjellë personazhin që publiku e duartroket dhe qesh shumë në “Portokalli”: Skifterin. Ashtu siç pritej, biletat ishin rezervuar të gjitha dhe salla ishte plot. Në një show ku përmenden shumë tema, ku Besi transmeton energji të paparë, ku përmenden shumë personalitete të politikës dhe televizionit, e qeshura është motivi kryesor për 1 orë e 30 minuta. Streset e përditshme mbeten jashtë derës së teatrit. Njerëzit duan të qeshin dhe me “Skifterin” e Bes Kallakut mund ta bëjnë lirisht këtë. Intervista që Blitz.al ka realizuar me aktorin aq të dashur për publikun rrotullohet vetëm rreth Skifterit. Për jetën personale do ta pyesim një herë tjetër.

  1. Sa “skifterë” ke njohur në jetë?

-Po të sqaroj diçka. Pas daljes së Skifterit në “Portokalli” u fut kjo fjalë në gjuhën e përditshme për të perifrazuar “profesionistët” e tillë. Megjithatë e pranoj, kam njohur shumë.

  1. Janë me sedër? D.m.th., një plake do t’ia vidhnin protezën e floririt te gota e ujit?

-Kanë aq sedër sa po të gjenin 100 mijë euro do t’i dorëzonin, por ndryshon puna nëse marrin vesh që diku janë fshehur 100 mijë euro. Po flas për llojin e “skifterit” që kam unë në shfaqje.

  1. Ku e lëshojnë dorën më shumë “skifterët” veç tallavasë?

-Për tallava dhe femra nuk kanë frena dore hiç.

  1. Ti je “skifter” inteligjent në këtë rast, ke informacion për gjithçka që ndodh në Shqipëri. Me cilin politikan e ke më shumë fiksimin?

-Me të gjithë kolegët er ejjjjjj.

  1. A kemi “skifterë” në parlament?

-Gjithmonë ka pasur dhe do të ketë. I kam kolegë pra.

  1. Cilit prej personazheve i ka mbetur hatri që e ke përmendur?

-Nuk kam dëgjuar t’i ketë mbetur hatri ndonjërit. Disa prej tyre kanë qenë në sallë duke parë shfaqjen. Madje kanë qeshur shumë.

  1. Pse pëlqehet kaq shumë “Skifteri” se mezi gjetëm bileta?

-Është një personazh që publiku e do, e pëlqen. Mbase ia njohin edhe filozofinë, e shohin çdo ditë, prandaj kanë dashuri për të. Pastaj është një lloj “Lupeni” që dihet se çfarë bën, por është hero.

  1. Si është nga pamja ajo që ia zbraz xhepat “skifterit”?

-Unë e theksoj që “skifterët” nuk ua prishin qejfin femrave. Aq sa edhe kur nuk na pëlqen pamja e ndonjërës, ia paguajmë të gjitha që të rregullohet. Me pak fjalë, ajo që i zbraz xhepat “skifterit” është edhe “e bome”.

  1. Nëse nuk do të jesh “skifter” çfarë do të jesh në një tjetër “one man show”?

-Besoj se një Gjin.

  1. Si përfundim Besi, a do të bëhet ndonjëherë ky vendi i shqiponjave, meqë “skifteri” thotë jo?

-Duhet të shihni shfaqjen që t’ju japë mesazhin. “Skifteri” e ka një ide se si mund ta bëjmë këtë vend.

 

beskallaku

Etiketimet
Shperndaje