Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

(Intervistë) Balerinët shqiptarë veshin këpucë me takë gjatë performancës. Koreografi: Dua të jem i pari në gjithçka!

(Intervistë) Balerinët shqiptarë veshin këpucë me takë gjatë performancës. Koreografi: Dua të jem i pari në gjithçka!
November 06
20:35 2016

maji

Koreografi i njohur Majlajdo Gala ka sjellë për herë të parë në Shqipëri dhe Kosovë një trend botëror. Ai ka prezantuar në skenën e “Miss Kosova 2016” një koreografi ku balerinët meshkuj performojnë me këpucë me takë. I kontaktuar nga Blitz.al, ai ka treguar se është koreografi i parë që e ka bërë këtë në një spektakël në një televizion. Koreografinë ku meshkujt veshin këpucë me takë përpara se ta sillte në “Miss Kosova”, koreografi  e ka bërë edhe në një videoklip.

Në intervistën ekskluzive për Blitz.al, Majlajdo ka rrëfyer vështirësitë dhe arsyet se pse zgjodhi të prezantonte në skenë këtë lloj performance.

  1. Si lindi ideja që gjatë koreografisë në “Miss Kosova 2016” meshkujt të vishnin këpucë me takë?

-Unë isha koreograf në “Miss Kosova”  për të bërë koreografinë, ecjen, plastikën, interpretimin e konkurrenteve përgjatë sfilatave dhe përveç kësaj  do të bëja edhe një performancë në spektakël. Unë dhe Agnesa Vuthaj dëshironim një performancë të veçantë dhe të bukur dhe i propozova këtë lloj performance, që në Europë dhe botë është trend.

  1. Duke qenë se takat nuk janë komode, a ishte i vështirë realizimi i kësaj koreografie?

-Muskulatura e një balerini, sidomos e një balerini klasik, është e shtrirë dhe kjo gjë e bën shumë më të lehtë qëndrimin, kërcimin, ekuilibrin, por po, pjesa që të mpihen këmbët ishte…

  1. Sa prova i janë dashur trupës së baletit për të arritur në produktin final?

-Duke qenë se unë isha mes Tiranës dhe Prishtinës nuk kanë realizuar shumë prova. Pastaj kjo varet nga koreografi dhe sigurisht edhe nga balerinët. Megjithatë, them se u deshën disa  ditë.

  1. Ka ndonjë arsye të veçantë që vendosët të vishnit këpucë me takë?

-Arsyeja është personale, duke qenë se synoj tregun europian dhe botëror kisha dëshirë të kisha një performancë të tillë në CV-në time, plus që gjithmonë dua të jem i pari në gjithçka.

  1. Si reagoi publiku pas kësaj koreografie, pasi dalja e meshkujve me taka në skenë nuk është një gjë e përhapur këtu te ne?

-Publiku pati reagimin e duhur mendoj dhe shpresoj. Të paktën unë bëra art dhe solla një trend që bota e lëvron shumë. Ata që e pëlqyen, i falënderoj; atyre që nuk e pëlqyen mjafton t’u them që të ndërrojnë stacionin./Blitz.al/

Komento
Shperndaje