Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

(Intervistë) 6 ditë ME Ermalin

(Intervistë) 6 ditë ME Ermalin
April 22
14:11 2016

Çdo të premte jemi mësuar të shohim personazhe të njohur në studion e Ermal Mamaqit në “6 ditë pa Ermalin”. Batutave me spec apo pyetjeve tejet personale të bëra në mënyrën “alla Ermal”, të gjithë u janë përgjigjur duke na bërë të kuptojmë se ajo studio është si makina e së vërtetës apo vendi ku personazhet zbulojnë se kanë sens humori. Duke qenë se “6 ditë pa Ermalin” transmetohet të premteve në Digitalb, ne kemi vendosur ta pyesim Ermal Mamaqin se si do të ishte java nëse ai të premten do ta kishte pushim. Cilëve prej personazheve publikë u shkojnë me fytyrën apo karakterin ditët e tjera të javës? Ermali është përgjigjur për Blitz.al ashtu siç di ai, me “seriozitet” të plotë.

Të hënën: Noizy se i shkon shumë e hëna, dita që urrejnë të gjithë ata që janë në punë. Noizy s’ka ndonjë punë të hënën por prapë duket sikur e urren se rri si turivarur.

Të martën: Meqë e marta është ditë tersi, ftojmë Encën se është “Dreq”.

Të mërkurën: Bes Kallaku që të ma thotë live “ik pirdhu” se mjaft harxhoi spray nëpër autobusë. Në këto momente unë me “gjakftohtësi” i fus duart në fyt. Në këtë mënyrë i paraprijmë të enjtes, meqë ka parlament dhe njerëzit duhet të mësojnë ç’do të thotë debat konstruktiv.

Të enjten: Edi Rama se pasi është lodhur në parlament duhet të vijë në studio për të treguar arritjet e qeverisë. Shëndetësia falas, stadiumi i ri, çfarë ka me parukën e Donald Trump që nuk shkon e kështu gjërash.

Të shtunën: Era Istrefi, meqë një javë, po një javë ndoshta, është në ndonjë club në Tiranë, të vijë e (zh)veshur për performancën dhe të tregojë pse Ledri është shumë i mirë, po është shumë pis.

Të dielën: Amarda Toska, meqë ma kanë lodhur kokën të gjithë gjatë javës, të dielën dua ditën e qetësisë, që më shumë se Ami nuk ma jep askush. E diela është edhe ditë dasmash dhe i qajmë në emision hallet e “Ami Event”.

 

Komento