Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Intervista e fundit e Michelle Obama-s do të bëhet nga… Oprah Winfrey

Intervista e fundit e Michelle Obama-s do të bëhet nga… Oprah Winfrey
December 07
10:41 2016

Zonja e Parë amerikane, Michelle Obama, duket se do ta bëjë ikjen e saj nga Shtëpia e Bardhë, pasi intervista e saj e fundit nën këtë titull do të bëhet nga e madhja Oprah Winfrey.

Kjo është bërë e ditur nga burimet e Shtëpisë së Bardhë, që kanë njoftuar se Michelle Obama do të japë intervistën e fundit te talk-show i Oprah Winfrey, e cila do të transmetohet më 19 dhjetor në CBS. “Gjatë kësaj interviste të parë ekskluzive në rezidencën private të familjes, Flotus (Zonja e Parë) do të flasë për 8 vitet e saj në Shtëpinë e Bardhë, për trashëgiminë që do të lërë pas dhe për planet e saj në të ardhmen”, – thuhet në njoftimin zyrtar.

Winfrey dhe Obama kanë pasur prej kohësh një miqësi të ngushtë, madje Michelle festoi ditëlindjen e saj para dy vitesh në rezidencën gjigante të Oprah-s në Hawaii. Mesa duket, do të kënaqemi javën tjetër…/Blitz.al/

Komento
Shperndaje