Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

“Interesohen për bythët, jo tek vokali”, këngëtarja shqiptare flet për paragjykimet

“Interesohen për bythët, jo tek vokali”, këngëtarja shqiptare flet për paragjykimet
May 25
20:58 2019

E ftuar këtë javë në barin e emisionit “THUMB” të Fatmës dhe Aulonës, ishte këngëtarja Ana Kabashi e cila para shumë vitesh ishte pjesë e “Albania Got Talent“ por edhe në “The Voice Of Albania“ ku spikati për vokalin më stil. Por përveç talentit në muzikë njihet edhe për format seksi. Kjo e ka bërë që ajo të paragjykohet ndonjëherë dhe e pyetur nga Aulona në lidhje me ketë Ana u shpreh se:

“Po ndihem keq, ka video që postohen duke kënduar, video që postohen duken kërcyer edhe thonë pse nxjerr bythën. Po pse nuk shihni videot më përpara. Ti je interesu tek bythët nuk je interesu tek vokali, po të ishe interesuar tek vokali im kishe hy në Youtube e i kishe pa krejt aty duke këndu “Live”, Adele , Beyonce krejt stilat e mundshme.

Por shih anën pozitive, di të këndoj, dukem bukur, di të përformojë, edhe ka diferencë. Ke Beyoncen që është e bukur, kërcen, këndon bukur dhe nuk i paragjykon njeri këto të jashtmit, vetëm këtu tek ne i paragjykojnë. Por unë kam vazhduar dhe nuk më intereson sepse nëse ke diçka mangut ajo të prek, dhe nëse unë nuk kisha dit me këndu isha prek shumë. Por nëse don me testu kam fakte dhe këndoj për këtë nuk më intereson asgjë çfarë thonë.”

E pyetur gjithashtu se a i vjen keq që shumë këngëtare që nuk kanë vokal kanë arritur majat ajo u përgjigj:

“Kjo është edhe çështje fati, çështje stili, çështje shijesh të njerëzve. Secili ka momentin e vet, nuk e di kur kërcet. Unë jam këtu dhe jam shumë mirë sepse njerëzit e din shumë mirë kush është Ana Kabashi dhe për me arri majat duhet me kan pak njeri pa ndjenja. Duhet të bësh kompromise duhet të shkelësh dikë dhe duhet të jesh pak e poshtër. Është një lojë shumë e vështirë, është biznes.- perfundoi Ana.

 

 

 

 

 

Komento
Shperndaje