Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Instagrami i çaktivizon profilin, dëshpërimi i blogeres po bën xhiron e rrjetit: ”Jam një asgjë pa ndjekësit e mi”

Instagrami i çaktivizon profilin, dëshpërimi i blogeres po bën xhiron e rrjetit: ”Jam një asgjë pa ndjekësit e mi”
April 15
21:41 2019

Një video e influencer-es amerikane Jessy Taylor po bën xhiron e rrjetit. Asaj i është çaktivizuar profili i Instagramit dhe reagimi i dëshpëruar i saj në video është shëprndarë në të gjithë botën. Ajo tregon se tashmë është një “asgjë” pa ndjekësit e saj.

“Unë jam një  asgjë pa ndjekësit e mi, një asgjë”- përsërit 21-vjeçarja disa herë në video teksa shpjegon se si llogaria e saj me 100 mijë ndjekës është çaktivizuar.

Dhe jo vetëm kaq, Jessy mes lotësh tregon se një punë normale 9-5 nuk bën për të sepse ajo nuk ka asnjë kualifikim përvëç një eksperience në McDonalds.

“I kam bërë të gjitha të ardhurat e mia online dhe nuk dua të kthehem mbrapa, jam këtu në Los Angels sepse dua të qëndroj në Instagram”- shprehet e dëshpëruar  blogerja.

Videoja e saj në you tube ka arritur plot 1.6 milion klikime dhe me mijëra komente, disa prej të cilëve nuk e justifikojnë sjelljen e vajzës duke shkruar se duhet të mësohet të punojë edhe në vende të tjera ashtu si shumë të rinj në moshën e saj.

/Blitz.al/

Komento
Shperndaje