Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Inis Gjoni: Kam menduar të bëhem ministre arsimi

Inis Gjoni: Kam menduar të bëhem ministre arsimi
October 21
23:40 2017

Inis Gjoni ka qenë e ftuar këtë të shtunë në emisionin “Thumb” që transmetohet çdo të shtunë në orën 17:00 në ABC News. Regjisorja e njohur ka rrëfyer  projektet e saj aktuale në teatër por edhe rolin e saj si një nënë me kohë të plotë. Coco Antonel është njeriu më i rëndësishëm në jetën e Inisit dhe aktualisht vogëlushja është duke ndjekur studimet në parashkollor. E pyetur se si ia del Inisi me gjithë këto angazhime, regjisorja ka treguar se e ka me shumë merak arsimimin e vajzës.

“Gjëja e parë që kam menduar kur ajo të niste shkollën ishte ku do ta çojë në shkollë. Jashtë ndjekin një metodë tjetër mësimdhënieje ku fëmijëve u bëjnë mësim 20 minuta, nuk i lodhin dhe kjo zgjat. Atyre u jepet mundësia të jenë më kreativë në atë që duan ata të bëjnë dhe dinë të bëjnë më mirë. Unë i kam thënë Coco-s gjithmonë që detyra jote është të kënaqesh dhe të lozësh. E kam menduar edhe të bëhem ministre arsimi, vetëm të bëj një gjë për këtë edhe në Shqipëri. Edhe pse mua nuk më pëlqen të marrë pozicione drejtuese.”,- është shprehur Inisi./Blitz.al/

Shperndaje