Blitz

 Breaking News

Ingrit Gjoni kujton kohën kur në moshën 12-vjeçare donte të konkurronte Vera Grabockën

Ingrit Gjoni kujton kohën kur në moshën 12-vjeçare donte të konkurronte Vera Grabockën
December 13
11:12 2019

Ingrit Gjoni jo rastësisht është sot një personazh i njohur në ekranin shqiptar. Që në moshë të vogël ajo kishte ëndërr televizionin, kishte ambicje të mëdha për veten jo vetëm të arrinte famë por edhe sukses aq të madh sa emri i saj të pozicionohej krah Vera Grabockës.

Këtë gjë e ka zbuluar vetë këngëtarja në një postim në Instagram, ku ka publikuar foton e një gazeta artikulli i të cilës është shkruar në kohën kur Ingriti ishte vetëm 12 vjeç.

“Kjo vogëlushe është Ingrit Gjoni, 12 vjeç. Pretendon të konkurrojë regjisoren e njohur, Vera Grabocka. Madje ajo kërkon të jetë edhe stiliste edhe koreografe. Pas përfundimit të spektaklit të ’10 të diela Lambada’, ditët e fundit ajo ka filluar realizimin e spektaklit të dytë për banorët e lagjes numër 9 të Tiranës”,- shkruhet në artikull.

 

 

View this post on Instagram

 

😂🤣🤣🤣🤪❤️

A post shared by Ingrit Gjoni (@ingritgjoniii) on

E veshur si një balerinë e vogël, Ingriti duket se aspironte televizionin që në atë kohë një qëllim të cilin padiskutim e arriti. /Blitz.al/

Share