Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Indonezia kërcënon të dëbojë Leonardo Di Caprion

April 04
08:59 2016

1

1
Picture 1 of 2

Aktori Leonardo Di Caprio mund të vlerësohet në të gjithë botën, por jo të gjithë e duan. Ndërkohë që vende të tjera si Rusia e kanë dërguar në shtëpi me çmimin “Oscar”, Indonezia po e kërcënon ta ndalojë hyrjen e tij në vend. Por pse?

Leo ka qenë për vizitë në programin e mbrojtjes së Orangutangut në Indonezi dhe ka postuar në Instagram-in e tij  një fotografi. Por bashkangjitur fotos ai ka shkruar edhe një shënim, duke kritikuar vendin për prerjen e pyjeve dhe rrezikun që u kanoset kafshëve të egra për të ndërtuar plantacione tejet fitimprurëse të vajrave të palmës.

Në një përgjigje për mediat, një zyrtar nga qeveria indoneziane ka thënë të shtunën: “Ne mund ta përfshijmë në  listën e zezë duke e ndaluar të hyjë në Indonezi në çdo kohë, nëse ai e vazhdon postimet negative ndaj Indonezisë  apo nëse jep deklarata provokative në mediat sociale”.

Komento