Blitz | Kliko dhe Informohu

 Breaking News

Indi, e moshuara 73-vjeçare lind binjakë!

Indi, e moshuara 73-vjeçare lind binjakë!
September 10
21:02 2019

Një e moshuar 73-vjeçare ka sjell në jetë dy vajza binjake disa ditë më parë në Andhra Pradesh, shtet në Indinë Jugore.
E ëma e foshnjeve tha se ajo dhe bashkëshorti i saj, 82-vjeçar, gjithmonë kanë dashur fëmijë, por nuk ishin në gjendje ta kishin deri tani.
Doktorët u shprehën që mosha i jep titullin 73-vjeçaren si “gruaja më e vjetër në botë që lind fëmijë”, duke shtuar se ajo mbeti shtatzanë në Janar të këtij viti, vetëm dy muaj pasi filloi trajtimin IVF (fertilizim in vitro).
Binjaket u lindën me metodën cezariane, dhe doktorët treguan që lindja ishte e lehtë dhe nuk kishte komplikime. Secili fëmijë peshon 2 kg dhe janë shumë mirë nga gjendja shëndetsore.
Vetë 73-vjeçarja, Erramatti Mangayamma u shpreh për BBC se kjo është koha më e lumtur e jetës së saj dhe se zoti i ka dëgjuar lutjet.
Ajo tregoi se ishte e stigmatizuar në komunitetin dhe fshatin e saj dhe shpesh do përjashtohej nga tubimet shoqërore sepse nuk ishte nënë.
Megjithatë, pavarsisht deklaratave të familjarëve, mosha e të moshurës nuk është vërtetuar ende, dhe kjo është diçka e zakonshme në Indi ku shumë njerëz nuk kanë një çertifikatë familjare.
Kështu, nëna më e vjetër e konfirmuar zyrtarisht vazhdon të mbetet María del Carmen Bousada nga Spanja, e cila lindi një fëmijë kur ishte 66 vjeç duke përdorur trajtimin IVF. Ajo vdiq nga kanceri i vezores dy vjet më vonë.

/Blitz.al/

 

Share