Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

“Incidenti” i John Kerry-t në Indi. Plot 90 minuta në trafik

“Incidenti” i John Kerry-t në Indi. Plot 90 minuta në trafik
August 31
16:27 2016

Axhenda e Sekretarit Amerikan të Shtetit, John Kerry, është tepër e ngjeshur dhe në një ditë të zakonshme atij i duhet të udhëtojë nga njëri cep i globit në tjetrin.

Këtë javë ai ka udhëtuar drejt Azisë Jugore për një sërë takimesh me krerët e shteteve për të diskutuar rreth problemeve të rajonit dhe terrorizmit. Të hënën, Kerry ndodhej në Indi, ku ka pasur edhe një eksperiencë jo fort të mirë.

Krahu i djathtë i Obama-s është bllokuar në trafik, në New Delhi, për plot 90 minuta. Për të mos mjaftuar kjo, një shi i dendur përmbyti rrugët kryesore të qytetit indian duke e bërë akoma më të pamundur daljen nga trafiku i rënduar.

Problemi qëndronte jo te fakti se Kerry u vonua për 1 orë e 30 minuta, por sepse celulat terroriste janë tepër aktive në Indi dhe eskorta e sekretarit të shtetit mund të ishte shënjestra e tyre e radhës.

Komento
Shperndaje