Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Incident tek “Apartamenti 2XL”. Ja çfarë ndodhi me Joleza Kokën

Incident tek “Apartamenti 2XL”. Ja çfarë ndodhi me Joleza Kokën
April 19
23:57 2016

Si çdo të martë në mbrëmje, është transmetuar edhe sot spektakli i humorit “Apartamenti 2XL” në Vizion Plus. Në pamje të parë gjithçka dukej se ishte në rregull, por ndërkohë që të gjithë prisnin të shihnin të ftuarin dhe kombinimin e tij në batuta me aktorët, ai nuk u pa në puntatën e sotme. Arsyen përse nuk ka pasur një të ftuar e ka dhënë një nga aktorët kryesorë të programit, Julian Deda.
Nëpërmjet faqes së tij në Facebook, i irrituar me ngjarjen në të cilën është përfshirë spektakli, por edhe ai vetë, Juli ka shpjeguar se në fakt ka pasur një të ftuar, e cila mesa duket ka “dezertuar” pjesëmarrjen në momentin e fundit. Bëhet fjalë për kryetaren e FRESH-it Joleza Koka, e njohur për publikun jo vetëm për postin e saj në politikë, por edhe për batutat e komentuara gjatë nëpër media. Ja çfarë ka shkruar Juli në profilin e tij: “Nuk e di nëse ishte vendim i saji apo dikush i ka thënë që mos të shkojë se do lërë nam, por fakt është që ajo e braktisi në minutat e fundit spektaklin, gjë që nuk e ka bërë asnjë i ftuar deri sot”, – ka shkruar Juli.
Duke iu drejtuar Jolezës, Juli nuk ia ka kyrsyer fjalët duke i thënë se me këtë veprim sapo i ka shtuar një gafë vetes në CV-në e saj. “Kur erdhi në prova m’u drejtua mua dhe më tha: “Ty s’duhet me ta dhon dorën se je me PD-në”. Kjo është gjenerata tjetër. Lesh me qime, moj Fatime”, – ka përfunduar aktori.

 

julian deda, postimi në facebook

julian deda, postimi në facebook
Picture 1 of 1

Komento
Shperndaje