Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Imitimi i Anxhela Peristerit bën bujë në Greqi

Imitimi i Anxhela Peristerit bën bujë në Greqi
October 14
21:57 2016

E mbani mend imitimin e këngëtares Anna Vissi nga Anxhela Peristeri në “Your Face Sounds Familiar Albania”?

Ky imitim i këngëtares shqiptare ka bërë bujë të madhe në shtetin fqinj, Greqi, ku madje është zhvilluar edhe një emision lidhur me këtë.

Kjo është treguar mbrëmjen e sotme në “Zonë e lirë”, ku janë shfaqur disa pamje nga ky emision, në të cilin prezantuesi nuk e ka besuar se Anxhela e ka imituar edhe me zë Anna-n, jo vetëm me figurë.

Madje, moderatorja është habitur me zërin e Anxhelës, që i është dukur shumë i ngjashëm me Anna Vissi-n.

Përveç kësaj, për imitimin e Peristerit ka shkruar edhe Mad Tv në shtetin fqinj, i cili “duartroket” performancën e këngëtares. /Blitz.al/

fd

Shperndaje